Lidhje

Gjermani: Të paktën 10 vetë humbin jetën nga shembja e çatisë në një kompleks sportiv


Autoritetet në Gjermaninë jugore thonë se të paktën 10 vetë u vranë nga shembja e çatisë së një kompleksi sportiv për patinazh në akull.

Autoritetet në qytetin Bad Reichenhall në alpet bavareze thonë se në ndërtesë kishte rreth 50 vetë, shumica fëmijë. Rreth 30 persona u nxorrën nga ndërtesa të plagosur. Autoritetet besojnë se në rrënoja mund të ketë persona të tjerë.

Ekipet e shpëtimi kanë nxjerrë deri tani trupat e 5 viktimave dhe thonë se të paktën 5 viktima të tjera janë nën rrënoja. Katër prej viktimave ishin fëmijë.

Një zëdhënës i policisë tha se është e paqartë se cili është shkaku i rrëzimit, por zyrtarët thonë se në çati kishte një sasi të trashë dëbore.

Kryetari i klubit lokal të hokeit tha se autoritetet e anuluan stërvitjen e ekipit të hënën pasi dyshonin se çatia mund të shembej, por ndërkohë lanë të hapur pistën e patinazhit për publikun.

XS
SM
MD
LG