Lidhje

Turqi: Turqi: një vajzë 11 vjeçare vdes nga gripi i shpendëve


Mendohet se një vajzë turke vdiq dje nga griëpi i shpendëve, vetëm pak ditë pasi vëllai dhe një motër e saj vdiqën nga kjo sëmundje.

Vajza 11 vjeçare u varros në Turqinë lindore pranë vëllait të saj 14 vjeçar, i cili vdiq të dielen, dhe motrës së saj 15 vjeçare që vdiq të enjten.

Analizat kanë konformuar se 14 vjeçari dhe motra e tij 15 vjeçare ishin të infektuar me virusi H5N1 të gripit të shpendëve. Rreth 25 persona të tjerë në rajon, shumica fëmijë, po kurohen për gripin e shpendëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi hetimet rreth shpërthimit të sëmundjes, e para tek njerëzit jashtë Azisë Lindore. Një zëdhënëse në Gjenevë tha se nuk ka të dhëna për kalimin e virusit nga një person tek tjetri, por thekson se ky zhvillim është shenjë që paralajmëron një pandemi globale.

Autoritetet në Azerbajxhanin fqinj po bëjnë analiza me zogj të ngordhur në pjesën jugore të vendit për shenja të gripit të shpendëve

.

XS
SM
MD
LG