Një raport i zyrës kërkimore të Kongresit amerikan arrin në përfundimin se arësyetimi i Presidentit Bush për përgjimin e amerikanëve pa leje nga gjykata bie ndesh me ligjet ekzistuese dhe bazohet mbi argumente të dobta ligjore.
Raporti nuk e pranon argumentin e adminsitratës, se Presidenti ka autoritet të urdhërojë përgjime të komunikimit të shtetasve amerikanë me vende të tjera.
Zyrtarët e administratës e kundërshtojnë raportin dhe thonë se Presidenti ka vepruar brenda autoritetit të tij kushtetues. Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë tha se programi i përgjimit është një mjet kritik në luftën kundër terrorizmit.