Lidhje

Një helikopter me 12 ushtarë amerikanë rrëzohet në veri të Irakut


Ushtria amerikane thotë se një helikopter ushtarak u përplas dje në pjesën veriore të Irakut, duke shkaktuar vdekjen e 12 amerikanëve që mendohet se ishin në bord.

Zyrtarët ushtarakë thonë se kanë filluar hetimet rreth përplasjes së helikopterit të tipit Blekhak në një zonë me popullsi të rralë pranë kufirit me Sirinë. Ata thonë se personeli ushtarak gjeti vendin e përplasjes 12 orë pas humbjes së komunikimit me helikopterin.

Ndërkohë, zyrtarë amerikanë thonë se persona të armatosur vranë tre marinsa në incidente të veçanta në qytetin Falluxha.

Anëtarët e Shoqatës Suni të Dijetarëve Myslimanë kritikuan forcat amerikane lidhur me një bastisje në një xhami të kryeqytetit irakian. Zyrtarët amerikanë thonë se 6 persona u ndaluan gjatë operacionit anti-terrorist, siç e cilësuan ata.

Ndërkohë një inxhinier francez u lirua thuajse një muaj pasi ishte rrëmbyer nga kryengritësit.

XS
SM
MD
LG