Lidhje

Presidenti sirian kryen bisedime në Arabinë Saudite dhe Egjipt mbi hetimin për vrasjen e ish-kryeministrit libanez


Presidenti sirian, Bashar al-Asad, bëri dy vizita të shpejta në Arabinë Saudite dhe Egjipt për diskutime rreth procesit hetimor të OKB-së në lidhje me vrasjen e ish kryeministrit libanez, Refik Hariri.

Ndalesa e parë e zotit al-Asad ishte qyteti Xhedah, ku zhvilloi bisedime me Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite. Zyrtarët sauditë thonë se mbreti bëri thirrje për lidhje më të forta midis Sirisë e Libanit për hir të sigurisë rajonale.

Më pas, zoti Asad shkoi në vendpushimin egjiptian Sharm el-Sheikh për bisedime me Presidentin Hosni Mubarak.

Siria ka mohuar se ka luajtur ndonjë rol në vrasjen vitin e kaluar të zotit Hariri dhe Presidenti Asad thotë se nuk ka baza ligjore për këkesën që ai të intervistohet nga hetuesit e Kombeve të Bashkuara në lidhje me vrasjen e zotit Hariri.

Hetimi i organizatës botërore ka lidhir disa zyrtarë sirianë me vrasjen dhe Këshilli i Sigurimit ka kërkuar bashkëpunimin e plotë të Sirisë me procesin hetimor.

XS
SM
MD
LG