Lidhje

345 pelegrinë myslimanë humbën jetën në afërsi të Mekës të shkelur nga njerëzit që vraponin


Autoritetet saudite thonë se 345 pelegrinë myslimanë humbën jetën si pasojë e shypjes nga turma pranë Mekës në ditën e fundit të haxhillëkut.

Ministria e Brendshme thotë se pelegrinët vdiqën tek ura e Xhamaratit, ku dhjetra mijëra njerëz u mblodhën për të hedhur gurë ndaj tri shtyllave që simbolizojnë djallin. Zyrtarët thonë se të paktën 250 të tjerë u plagosën.

Ata thanë se disa njerëz u rrëzuan kur u penguan nga disa bagazhe të pelegrinëve.

Edhe në vite të mëparshme gjatë ritualit të hedhjes së gurëve kanë ndodhur dyndje vdekjeprurëse, përfshirë një që shkaktoi vdekjen e 240 pelegrinëve para dy vjetësh.

XS
SM
MD
LG