Lidhje

Goldberg:  As Prishtina e as Beogradi nuk do të marrin tërë atë që dëshirojnë


Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, tha sot se as Prishtina e as Beogradi nuk do të marrin tërë atë që dëshirojnë, ndërsa qytetarëve në Kosovë duhet t’u shpjegohet se procesi politik kërkon sakrifica dhe kompromise.

Pas një takimi që Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, zhvilloi me shefat e zyrave diplomatike në Prishtinë, zoti Goldberg tha se duhet ende shumë punë në shumë fusha, posacërisht ato që kanë të bëjnë me gjendjen e pakicave kombëtare dhe zhvillimin ekonomik.

Ai tha se edhe shumicës shqiptare i duhet shpjeguar se sakrificat dhe kompromiset janë të nevojshme për të mirën e gjithë shoqërisë. Kjo sipas tij nënkupton se asnjëra palë nuk do të marrë atë që dëshiron.

Zoti Goldberg tha se është me rëndësi të kuptohet se kur flitet për shembull për mbrojtjen e kishave dhe tempujve fetar, kjo ka të bëjë edhe me komunitetet që jetojnë në ato pjesë. Kompromiset janë të nevojshme në ato fusha që shkojnë përtej statusit politik dhe nëkuptojnë krijimin e një mjedisi që ofron një jetë më të mirë për njerëzit.

Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi tha ndërkaq se institucionet e Kosovës janë të gatshme të bëjnë cdo kompromis që do të cojë në pavarësinë e Kosovës.

//ic//

XS
SM
MD
LG