Lidhje

Një delegacion i Këshillit të Europës viziton Shqipërinë


Një delegacion i Kongresit të autoriteteve lokale të Këshillit të Europës i udhëhequr nga drejtuesi i tij Giovanni Di Stasi do të nisë sot një seri takimesh me autoritet shqiptare të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore në përpjekje për të bërë një analizë të konfliketeve të fundit të lindura vecanërisht mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

Ardhja e delegacionit duket se u nxit nga një ankesë zyrtare që kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama dorëzoi pranë Kongresit në dhjetor të vitit të shkuar. Shumë punime publike në kryeqytet u bllokuan nga policia ndërtimore, ku ra në sy anullimi i projektit të mbikalimit të Zogut të zi.

Për këtë cështje zyrat e Këshilit të Europës në Tiranë kanë kërkuar të gjithë dokumenatcionin nga Policia Ndërtimore, ndërkohë që një fron i ri përplasje mes Bashkisë dhe qeverisë është hapur lidhur me kontrollin që Agjencia e Prokurimeve Publike kërkon të bëjë në Bashki, por kjo e fundit e ka refuzuar deri tani një veprim të tillë.

XS
SM
MD
LG