Presidenti Bush u takua me rreth 12 irakianë, të cilët ishin burgosur ose ishin dëshmitarë të brutalitetit nën regjimin e Sadam Huseinit. Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush i falenderoi irakianët që u tregoi rreth jetës së tyre dhe u premtoi atyre se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin popullin irakian.
Vetëm gjysma e irakianëve, që u takuan me presidentin, u paraqitën para kamerave me të, me që disa të tjerë kanë ende frikën e hakmarrjes për pjesëtarët e familjeve të tyre në Irak.
Zoti Bush nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se takimi i presidentit me irakianët nuk kishte lidhje me raportin për të drejtat e njeriut të Organizatës Human Rights Watch, në të cilin administrata e presidentit Bush akuzohet për keqtrajtimin gjatë hetimeve të të ndaluarve për akte terroriste.