Lidhje

Irak: Tetë të vrarë si pasojë e sulmeve në Bagdad dhe Basra


Zyrtarët irakianë thonë se persona të armatosur në Bagdad i zunë pritë dje një autokolone të një kompanie telefonike egjiptiane, duke vrarë të paktën gjashtë roja sigurie.

Zyrtarët thanë se dy punonjës afrikanë që udhëtonin me autokolonën janë zhdukur dhe mendohet se mund të jenë rrëmbyer.

Në qytetin jugor të Basrës, zyrtarët amerikanë thanë se nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, humbën jetën dy kontraktorë amerikanë sigurimi dhe u plagos rëndë një i tretë.

Ndërkohë, hetues irakianë dhe amerikanë vazhdojnë të kërkojnë për gazetaren amerikane të rrëmbyer, Jill Carroll. Gazeta për të cilën ajo punon, Christian Science Monitor, përsëriti apelin e familjes së saj për lirimin e zonjës Carroll.

Të martën, rrëmbyesit nxorrën një videokasetë me pamje të gazetares së rrëmbyer. Ata thanë se do ta vrasin, nëse ushtria amerikane nuk liron të gjitha gratë e burgosura në Irak brenda 72 orësh. Zyrtarët amerikanë në Irak thonë se tetë gra irakiane mbahen në burgje. //kk//

XS
SM
MD
LG