Lidhje

Ukraina konfirmon një epidemi të re të gripit të shpendëve


Ukraina konfirmoi një shpërthim të ri të gripit të shpendëve në pjesën jugore në gadishullin e Krimesë.

Zyrtarë të bujqësisë thanë dje se virusi ishte gjetur në një numër shpendësh të ngordhur, të egër dhe të butë. Ende nuk dihet nëse shpendët kishin ngordhur nga virusi H5N1, i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 80 vetëve në Azinë Lindore, Kinë dhe Turqi që nga viti 2003.

Kina dhe Turqia bëri dje të ditur dy vdekje të tjera dhe zyrtarë irakianë dyshojnë se gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e një vajze 14 vjeçare në qytetin kurd Sulejmanijeh.

Ndërkohë, një konferencë ndërkombëtare e dhuruesve përfundoi dje në Pekin me premtime prej afro dy miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfëra në përpjekjet për parandalimin e sëmundjes.

Shtetet e Bashkuara premtuan shumën më të madhe prej 334 milionë dollarësh.

Shtëpia e Bardhë tha se fondet do të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërkombëtar kundër këtij kërcënimi në rritje, siç e cilësoi ajo. //kk//

XS
SM
MD
LG