Lidhje

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, paralajmërim Serbisë në se nuk dorëzon të akuzuarit për kriminelë lufte


Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin po e paralajmëron Serbinë dhe Malin e Zi se ky vend po ve në rrezik zhvillimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit, në se nuk i dorëzon të akuzuarit kryesorë për krime lufte, që qëndrojnë të fshehur.

Zoti Olli Rehn i bëri këto komente në Bruksel, pas bisedimeve me Kryeprokuroren e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte. Kjo e fundit e përsëriti besimin e saj se i dyshuari për krime lufte Ratko Mlladiç, ish-komandanti kryesor i ushtrisë serbe në Bosnje-Hrecegovinë, qëndron i fshehur në Serbi, nën mbrojtjen e ushtrisë së këtij vendi.

Zonja del Ponte theksoi vendosmërinë e saj për ta çuar gjeneralin para drejtësisë për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës. Forcat serbe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë pasi vendosën kontrollin në Srebrenicë në vitin 1995, të cilën organizata të të drejtave të njeriut e quajnë masakrën më të rëndë në Evropë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.//lk

XS
SM
MD
LG