Lidhje

Çmimet e naftës në tregun botëror vazhdojnë të ngrihen


Çmimet e naftës në tregun botëror vazhdojnë të ngrihen duke kapur sot shifrën 67 dollarë e 45 centë në bursën e Nju Jorkut. Çmimi rekord i arritur në gusht të vitit të kaluar ishte 70 dollarë e 85 centë.

Mosmarrëveshjet lidhur me programin bërthamor të Iranit, dhuna dhe rrëmbimet në Nigeri dhe moti i keq në Rusi kanë shkaktuar ndërprerje në furnizime dhe ka gjasa që rezervat të pakësohen edhe më tej. Një tjetër shqetësim janë kërcënimet e reja terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa rezervat pakësohen, po shtohen kërkesat nga rritja ekonomike në Kinë, Indi dhe në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar presionin mbi kapacitetin prodhues të vendeve eksportuese. //rd//

XS
SM
MD
LG