Lidhje

Reagime të komunitetit ndërkombëtar mbi vdekjen e Presidentit Rugova


Presidenti i Francës Zhak Shirak e vlerësoi lart Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova për shpirtin e tij të realizmin, tolerancën dhe dialogun. Zoti Shirak tha se ishte tragjike që vdekja e zotit Rugova bëhet vetëm disa ditë para fillimit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan shprehu besimin se vdekja e udhëheqësit të Kosovës nuk do të pengojë procesin e negociatave.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimi Evropian Havier Solana, tha se Kosova humbi një njeri të paqes, të vendosur përballë shtypjes, por të angazhuar për të mos përdorur dhunë.

Udhëheqësi i serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç trheksoi rëndësinë e rruajtjes së paqes në Kosovë.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç e quajti vdekjen një humbje të madhe për Kosovën. Ai shprehu shpresë se vdekja e zotit Rugova nuk do të pengojë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje paqësore që do të plotësonte interesat legjitime të të dyja palëve. //rd//

XS
SM
MD
LG