Lidhje

Irak: afati për vrasjen e gazetarës së rrëmbyer amerikane kalon pa asnjë lajm për fatin e saj


Afati i djeshëm i caktuar nga rrëmbyesit për vrasjen e një gazetareje amerikane kaloi pa asnjë lajm për fatin e saj.

Rrëmbyesit kishin thënë se do ta ekzekutonin gazetaren e pavarur, Xhill Karoll, në qoftë se nuk lirohen 8 gratë që mbahen nën arrest nga amerikanët. Xhill Karrol u rrëmbye më 7 janar ndërkohë që po mundohej të siguronte një intervistë me politikanin e rëndësishëm suni Adnan Al-Dulaimi.

Zoti Al-Dulaimi ka bërë thirrje për lirimin e gazetares 28 vjeçare, duke thënë se rrëmbimi i saj dëmton përpjekjet e tij për të siguruar lirimin e ndonjë gruaje irakiane të burgosur.

Zyrtarët irakianë kanë kërkuar që ushtria amerikane të lirojë 6 nga 8 gratë që mbahen në burg, por kanë thënë se kjo kërkesë nuk ka lidhje me rrëmbimin e gazetares Karoll. Shtetet e Bashkuara thonë se nuk zhvillojnë nogociojnë me terroristët dhe kriminelët.

XS
SM
MD
LG