Lidhje

Departamenti i Shtetit: Kosova humbi një udhëheqës të dashur dhe Shtetet e Bashkuara një mik të vjetër dhe të nderuar


Në reagimin e Departamentit të Shtetit thuhet se Kosova humbi një udhëheqës të dashur dhe Shtetet e Bashkuara një mik të vjetër dhe të nderuar.

Presidenti Rugova, vë më tej në dukje deklarata, e ka të siguruar vendin në historinë e Kosovës. Ai e fitoi admirimin e popullit amerikan përmes veprimeve të tij paqësore gjatë viteve 90 në një kohë vështirësish të mëdha. Presidenti Rugova thuhet më tej ishte një udhëheqës që punoi me përkushtim vetëmohues ndaj kauzës së Kosovës.

//rd//

XS
SM
MD
LG