Lidhje

Kryegjykatës i ri në gjykimin e Sadam Huseinit


Gjykata që po zhvillon gjyqin e udhëheqësit të përmbysur irakian Saddam Hussein ka caktuar një kryegjykatës të ri. Një zëdhënës i gjykatës thotë se gjykatësi Raouf Abdel Rahman do të drejtojë procesin kur të rifillojnë seancat nesër.

Kryegjykatësi kurd Rizgar Mohammad Amin dha dorëheqjen këtë muaj pas kritikave për punën e tij. Pritej që zëvendësi i Aminit të drejtonte gjyqin kur të rifillonte, por javën e kaluar një komision e akuzoi atë për lidhje me ish-partinë në pushtet Baath, një akuzë që ai e mohon. Sot në qendër të Bagdadit policia irakiane thotë se të paktën dy vetë humbën jetën dhe pesë u plagosën si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në një postbllok pranë Ambasadës iraniane.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane thotë se një bombë në anë të rrugës shkaktoi vdekjen sot të një ushtari amerikan në pjesën jug-perëndimore të Bagdadit. //rd//

XS
SM
MD
LG