Lidhje

Kanada: Partia Konservatore duket se ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare


Kryetari i Partisë Konservatore të Kanadasë tha se ka fituar në zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme, pas sundimit 12 vjeçar të liberalëve në këtë vend.

Stephen Harper foli sot në mëngjes para përkrahësve të tij të entuziazmuar në shtëpinë e tij në Calgary, disa orë pasi Kryeministri liberal Paul Martin pranoi humbjen.

Rezultatet paraprake tregojnë se konservatorët kanë fituar 124 nga 308 vendet e Parlamentit, por më pak se 155 vendet e nevojshme për të siguruar shumicën.

Zoti Harper thotë se rezultatet tregojnë se votuesit kërkojnë që konservatorët të bashkëpunojnë me partitë e tjera në parlament, që sipas fjalëve të tij, “ ta çojnë Kanadanë përpara”. Zoti Stephen, ka premtuar të pakësojë taksat dhe të shtojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scott McClellan e uroi sot zotin Harper dhe partinë e tij dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi forimin e marrëdhënieve me Kanadanë dhe bashkëpunimin me qeverinë e re. //kk//

XS
SM
MD
LG