Lidhje

SHBA përjashton mundësinë e kontakteve me delegacionin iranian në konferencën e Londrës


Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar mundësinë e kontakteve me delegacionin iranian në një konferencë ndërkombëtare për ndihmat në Londër.

Konferenca për Afganistanin, e cila fillon punimet të martën, mbahet vetëm dy ditë para se agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore pritet të vendosë nëse do të paraqesë çështjen e programit bërthamor të Iranit në Këshillin e Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Këshilli të vendosë sanksione ndaj Teheranit nën akuzat se ka shkelur Traktatin për Mospërhapjen e Armçve Bërthamore.

Në Uashington, Nën-sekretari i Shtetit Nikolas Bërns fajësoi presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad, dhe pozitën e tij të vijës së ashpër lidhur me çështjen bërthamore për zbatimin e politikës amerikane të moszhvillimit të kontakteve. Ai vuri në dukje edhe thirrjen e Iranit për shkatërrimin e Izraelit dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për terrorizmin.

Para konferencës së Londrës, pritet që sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, të takohet me përfaqësuesit e vendeve të tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe të Gjermanisë për një diskutime strategjike rreth Iranit.

XS
SM
MD
LG