Lidhje

Të paktën tre të vrarë nga sulmet me makina bombë ndaj kishave në Irak


Policia irakiane thotë se sulmet me makina bombë ndaj kishave në Bagdad dhe Kirkuk shkaktuan vdekjen e të paktën tre personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Policia thotë se makinat bombë shpërthyen njëkohësisht para dy kishave në Kirkuk dhe katër të tjerave në Bagdad.

Shpërthimet ndodhën pak pasi autoritetet irakiane e ndërprenë gjyqin e Saddam Husseinit, duke e shtyrë deri të paktën të mërkurën. Sadami, disa të pandehur të tjerë dhe avokatët e tij dolën sot nga salla e gjyqit, pasi kryegjykatësi i ri përzuri vëllain e Sadamit, Barzan al-Tikriti, edhe ai një nga të pandehurit.

Ish-udhëheqësi irakian dhe shtatë të pandehur të tjerë akuzohen për vrasjen e 148 personave në qytetin e Dujailit, pas një atentati të dështuar ndaj Sadamit në vitin 1982.

Po sot, katër ushtarë irakianë gjetën vdekjen si pasojë e një sulmi vetëvrasës me makinë bombë pranë qytetit të lindjes së Sadamit, Tikrit. 10 persona të tjerë gjetën vdekjen në jug të Bagdadit nga një sulm i kryengritësve.

XS
SM
MD
LG