Lidhje

Poloni: 66 persona humbën jetën nga shembja e çatisë në një qendër ekspozitash


Presidenti polak Lech Kaczynski thotë se 66 persona humbën jetën kur u shemb çatia e një qendre ekspozitash në Poloninë jugore. Të paktën 141 të tjerë u plagosën dje në mbrëmje nga aksidenti në qytetin Katovicë.

Autoritetet polake thanë sot se nuk presin të gjejnë të mbijetuar të tjerë, për shkak të temperaturave tepër të ulëta gjatë natës. Ata thonë se tani përpjekjet po përqendrohen në gjetjen e trupave.

Zoti Kazynsky ka shpallur një periudhë zije. Nuk është e qartë sesa persona ndodheshin në godinë kur u shemb çatia, nën peshën e borës së madhe.

XS
SM
MD
LG