Lidhje

Sport: NBA, fitorja e 11-të radhazi për “Pistons”


Ekipi “Pistons” i Detoritit mundi të dielën pastër 102-93 në fushën e tij “Lejkërs” të Los Anxhelosit në kuadër të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit. Rashid Uallas shënoi 24 pikë. Kjo ishte fitorja e 11-të radhazi e “Pistons” që thyen dhe rekordin e mëparshëm prej 37 fitoresh e pesë humbjesh.

Kurse në Klivland, ekipi “Kavaliers” arriti të përmbyste diferencën prej 17 pikësh ndaj ekipit “Sans” të Fënix, duke arritur kështu fitoren e pestë radhazi 113-106. Lebron shënoi 44 pikë.

Futboll: SHBA - Norvegji 5-0

Kombëtarja e futbollit e Shteteve të Bashkuara mundi në Kaliforni 5-0 Norvegjinë. Golat u shënuan nga Tajlor Tellman (3 gola) dhe Edi Poup dhe Kris Klajn. Amerikanët përfituan nga formacioni jo i plotë norvegjez, në gjirin e të cilit tre lojtarë luanin për herë të parë.

Skuadra amerikane do të vazhdojë përgatitjet për Finalet e Botërorit në qershor me një ndeshje tjetër po në Kaliforni kundër Japonisë, para se të niset për në Evropë për t’u ndeshur me organizatoren e Botërorit, Gjermaninë, më 22 mars.

Tenis, Rozher Federer fiton Turneun e Melbunit

Zvicerani Roger Federer fitoi turneun për fusha të Hapura në Australi. Ky është titulli i 7-të në turne të tilla për Federer. Një kohësisht ky është titulli i dytë i tij në Tuneun Australian.

Në finale ai kishte përballë një tenist që nuk bën pjesë në listën e tenistëve më të mirë, Marcos Bagdatis nga Qiproja. Federer humbi setin e parë 5-7 dhe fitoi tre setet e tjera 7-5, 6-0 dhe 6-2. Rozher Federer ka fituar tre turnetë e fundit. Rekordin për tituj të mëdhenj e mban amerikani Pit Sampras me 14 të tillë.

Për 20-vjeçarin qipriot, Bagdatis, i cili fitoi admirimin e publikut dhe veçanërisht mbështetjen e komunitetit grek në Australi, mund të themi se hyri në turne i 54-rti në listën e 100 tenistëve meshkuj më të mirë të botës, por mundi, apo u solli probleme tre tenistëve në dhjetëshen më të mirë.

Kanadezi Arturo Gatti fiton titullin e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit

Me elemente të reja teknike dhe këmbënguljen e tij të njohur, kanadezi Arturo Gatti, fitoi të shtunën në Atlantic Siti të Shteteve të Bashkuara ndaj boksierit danez të pamundur më parë, Tomas Damgaard, në raundin e 11-të. Ishte hera e parë që Damgaard ndeshej jashtë Danimarkës. Fundi i ndeshjes 12-raundshe erdhi, kur Damgaard u orvat të jepte një grusht përfundimtar, por pësoi një goditje në anën e majtë të fytyrës. Fitorja i dha Arturo Gatti-t titullin kampion për Shoqatën Ndërkombëtare të Boksit në peshën e lehtë.

Patinatorja amerikane, Mishel Kuan, arrin të përfshihet në ekipin olimpik

5-herë kampionia e botës në patinazh, Mishel Kuan, në momentet e fundit arriti të hyjë në ekipin olimpik amerikan për në Lojrat dimërore të Torinos, pasi provoi se është fizikisht në gjendje të konkurrojë. Kuan ka qenë dy herë finaliste në Lojrat Olimpike të 1998-ës dhe 2002-shit, por ansjëherë nuk ka fituar medjaljen e artë. //az//

XS
SM
MD
LG