Lidhje

Drejtimi i Bankës Qendrore Amerikane nga Alan Greenspan dhe ndikimi që pati ai në tregjet financiare


Pas më shumë se 18 vjetësh në postin e drejtorit të Bordit Federal të Rezervave, Alan Greenspan del në pension më 31 janar. 80-vjeçari Greenspan është konsideruar si drejtori më me influencë i Bankës Qendrore amerikane. Një nga ish kolegët e tij, profesori i Universitetit Princeton, Alan Blinder thotë se çdo fjalë e zotit Greenspan është shqyrtuar imtësisht nga tregjet financiare, ashtu siç shqyrtoheshin dikur në Kinë deklaratat e Mao Ce Dunit.

Ai ka patur një karierë jashtëzakonisht të suksesshme. Gjatë 18 vjetëve të fundit, ekonomia amerikane është rritur mesatarisht 3.1% ndërsa pasuria e mesatares së popullatës është ngritur 300%. Inflacioni është ulur dhe ka mbetur i tillë ndërsa niveli i papunësisë ka rënë ndjeshëm duke kapur nivelin e 5 përqindëshit.

Catherine Mann ka punaur për një dekadë me zotin Greenspan në Rezervat Federale. Ajo thotë se nuk është për t’u habitur sepse ai gëzon një respekt kaq të madh: “Arsyeja është se si ekonomia amerikane ashtu edhe ajo botërore kanë ecur mjaft mirë gjatë mandatit të tij. Për sa i përket ekonomisë amerikane ajo nuk njohu asnjë ngadalësim deri në vitin 2001”, thotë zonja Mann.

Por edhe ngadalësimi që pasoi ishte relativisht i vogël. Aftësia e zotit Greenspan për të shuar panikun në tregjet finaciare është provuar në disa raste, nga tetori i vitit 1987 kur bursa amerikane ra ndjeshëm deri në fund të viteve 90-të kur tregjet fianaciare të Azisë u pëfshinë nga kriza, e po ashtu pas sulmeve terrosinte të New York dhe Uashington në 2001-shin: “Edhe një përtëritje e vogël, duke filluar sëshpejti, përbën një arritje me vlerë për ekonominë amrikane në kushte e një rënieje kaq të ndjehsme të vlerës së pasurive dhe goditjes të pashembullt të terrorsitevë në thelemet e sistemeve tona të tregut”, tha zoti Greenspan.

Është përgjegjësia e Bankës Qendrore të nxitë rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës, të mbajë të ulët inflacionin dhe të ruajë vlerën e monedhës. Vitet e fundit, zoti Green soan u ka bërë thirrje vazhdimisht ligjvënësve që të marrin masa për uljen e deficitit buxhetor dhe atij tregtar të Shteteve të Bashkuara: “Formulimi i një strategjie për buxhetin që plotëson nevojat afatgjata të vendit do të vështirësohet sa më shumë që të kalojë koha”.

Fred Bergsten, ish zyrtar i thesarit, i cili kryeson tani Institutin e Ekonominë Ndërkombëtare, thotë se megjithëse zoti Greenspan ka bërë një punë të mrekullueshme ai ka bërë edhe gabime. “Për mendimin tim gabimi më i madh ishte ngritja e pakontrolluar e aksioneve në fund të viteve 90-të. Ai foli për këtë por nuk mori asnjë masë, si për shembull përcaktimi i kufirit të huave”. Kritikët thonë gjithahtu se edhe ulja e herëpasherëshme e interesave për huatë afatshkurtra në vitet 2004 dhe 2005 solli ngritjen e tregut të banesave, ashtu siç ndodhi me tregun e aksioneve të teknologjisë së lartë në fund të viteve 90-të. Zoti Greenspan do të zëvendësohet nga kryekëshilltari i Presidentit Bush për çështjet ekonomike, Ben Bernanke. //rd//

XS
SM
MD
LG