Lidhje

Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se një ushtar britanik u vra sot në jug të Irakut


Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se një ushtar britanik u vra sot në jug të Irakut nga zjarri i armëve të lehta.

Vdekja e sotme e çon në 99 numrin e ushtarëve britanikë të vrarë në Irak që nga ndërhyrja ushtarake në vitin 2003.

Nga rastet e tjera të dhunës sot në Irak, në një sulm vetëvrasës me autobombë u vra të paktën një polic dhe u plagosën mbi 20 të tjerë në një qendër për stërvitjen e policisë në qytetin e Nasirijes. //rd//

XS
SM
MD
LG