Lidhje

Presidenti palestinez Mahmud Abaz u kërkon dhuruesve ndërkombëtarë të mos ndërpresin ndihmat pas fitores së Hamasit


Presidenti palestinez Mahmud Abaz u bëri thirrje dhuruesve ndërkombëtarë të mos i ndërpresin ndihmat pas fitores në zgjedhje të grupit ekstremist Hamas.

Zoti Abaz, i cili nuk është anëtar i Hamasit, tha se palestinezët do t’i respektojnë marrëveshjet me Izraelin. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi sot me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Ramallah. Zonja Merkel përsëriti kërkesën e saj të mëparshme që Hamasi duhet të dënojë dhunën dhe të njohë të drejtën e ekzistencës së shtetit të Izraelit.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian thonë se Hamasi duhet të hedhë këto dy hapa, që ndihma të vazhdojë. Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs paraqiti dje të njejtën kërkesë.

Në Londër, ndërkohë, anëtarët e të ashtuquajturës katërshja e Lindjes së Mesme, Amerika, Rusia, Bashkimi Evropian dhe OKB-ja, po zhvillojnë sot bisedime për të përcaktuar qëndrimin e tyre ndaj një qeverie të re palestineze të drejtuar nga Hamasi. //rd//

XS
SM
MD
LG