Lidhje

Videokasetë e re nga Al Zawahiri


Një videokasetë e transmetuar sot, që tregon një person që duket si numri dy i Al Kaidës, Al Zawahiri, e quan presidentin Bush një dështim, pas sulmit të pasuksesshëm në fillim të muajit që synonte të eliminonte terroristin e kërkuar.

Në video-kasetë, personi që e identifikon veten si Ayman al-Zawahiri e quan presidentin Bush kasap.

Sipas njoftimeve, forcat amerikane u përpoqën ta vrisnin Al Zawahirin gjatë një sulmi më 13 janar, në një zonë të thellë të Pakistanit. Gjatë sulmit u vranë disa civilë, përfshirë 4 luftëtarë të al-Kaidës.

Zyrtarët e zbulimit kishin informacione se numri dy i al-Kaidës do të ishte i pranishëm për darkë në shtëpinë që u godit, por ai nuk shkoi atë ditë aty. Rrjeti televiziv arab Al-Xhazira e transmetoi videokasetën e re 10 ditë pas vënies në internet të një audiokaste të al-Zawahirit.

//rd//

XS
SM
MD
LG