Lidhje

Kuarteti për Lindjen e Mesme i bën thirrje Hamasit të heqë dorë nga dhuna


I ashtuquajturi Kuartet për Lindjen e Mesme – i cili përpiqet për një marrëveshjeje paqeje izraelito-palestineze, i bëri thirrje Hamasit të heqë dorë nga dhuna, të njohë Izraelin dhe të respektojë marrëveshjet ekzistuese.

Diplomatë të Bashkimit Evropian, Rusisë, Kombeve të Bashkuara, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara u takuan të hënën në Londër për të diskutuar se ç’qendrim do të mbajnë ndaj një qeverie të drejtuar nga Hamasi, i cili ka bërë thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

Kuarteti tha se me siguri që donatorët do të rishikojnë premtimet për ndihma ndaj një qeverie të ardhëshme palestineze, bazuar në faktin nëse kjo qeveri do të angazhohet ose jo për mospërdorimin e dhunës dhe për njohjen e Izraelit. Një zëdhënës i Hamasit tha se i hedh poshtë kërkesat e Kuartetit.

Palestinezët mbështeten tek ndihmat e huaja të cilat kapin qindra miliona dollarë në vit. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar se do t’i pezullojnë ndihma të tilla.

Një udhëheqës i lartë i Hamasit, Ismail Haniyeh, i siguroi dje donatorët se ndihmat e huaja do të përdoren vetëm për infrastrukturën dhe rrogat. Ai i ftoi ata të vëzhgojnë se si do të shpenzohen paratë e tyre.//ii//

XS
SM
MD
LG