Lidhje

Shpallen kandidaturat për çmimet Oscar


Dita e fundit e janarit ka përcaktuar edhe kandidaturat për çmimet prestigjoze të akademisë siç njihen edhe ndryshe çmimet Oscar. "Brokeback Mountain" ka qënë filmi i vetëm që ka arritur të sigurojë tetë kandidatura rekord për çmimet Oscar, mes të cilave për filmin, aktorin si dhe regjisorin më të mirë

Kandidaturat për filmin më të mirë i kanë fituar edhe filmi “Capote” drama “Crash” dhe kronika e Edward R. Murrow “Good Night, and Good Luck”; si dhe filmi i Steven Spiellberg, "Munich".

Filmi biografik rreth legjendës së muzikës Johny Cash, “Walk the Line” për të cilin flitej se do të fitonte rastin për të kandiduar si filmi më i mirë, nuk ja arriti qëllimit. Megjithatë, dy aktorët kryesorë, Joaquin Phoenix dhe Reese Witherspoon fituan kandidatura në kategorinë e aktorëve

Tre filma janë rrjeshtuar pranë njëri tjetrit me nga gjashtë kandidatura secili….”Crash”, “Good Night and Good Luck” dhe “Memories of a Geisha”, megjithëse filmi i fundit nuk arriti të kandidonte në kategoritë kryesore.

Filmi “Munich” i cili pësoi rënie në predikimet e analistëve arriti të shënonte sukses me gjashtë kandidatura, përfshi regjisorin Steven Spielberg.

Shumë i përfoluri, filmi “King Kong” i regjisorit të njohur me filmit “Lord of the Rings” Peter Jackson, fitoi vetëm kandidatura në anën teknike pa patur sukses në kategoritë e rëndësisë së lartë.

George Clooney arriti tre kandidatura, si aktor për rolin e dytë në filmin me spihunazh “Syriana” si dhe për regjisorin dhe bashkëautorin e filmit “Good Night and Good Luck”. Hera e parë kjo që një konkurues nderohet në kategorinë e aktorit dhe regjisorit për dy filma të ndryshëm.

Sëbashku me konkurentin për aktorin më të mirë, Heath Ledger dhe kandidatin për regjisorin më të mirë Ang Lee, filmi “Brokeback Mountain” u siguroi kandidatura edhe Michelle Williams në kategorinë e aktores në rolet e dyta, Jake Gyllenhall në atë të aktorit në rolet e dyta dhe Larry McMurtry dhe Diana Ossana për adaptimin e tregimit të Annie Proux për këtë film.

XS
SM
MD
LG