Lidhje

Ceremoni të përmortshme për veprimtaren e të drejtave civile, Koreta King


Një numër i madh njerëzish ishim mbeldhur sot në Atlanta për t’i bërë homazhe Koreta Kingut, gruas së parë afrikano-amerikane për të cilën zhvillohet ceremoni shtetërore në ndërtesën e Kapitolit të shtetit të Xhorxhias.

Zonja King ishte bashkëshortja e luftëtarit të të drejtave civile Martin Luter King, të cilin e vranë në vitin 1968. Ajo vdiq në fillim të javës në një klinikë të Meksikës, ku po trajtohej për kancer në vezore.

Guvernatori i Xhorxhias, Soni Perdue dha urdhër që flamujt të ulen në gjysëm shtize në ndërtesën e Kapitolit të shtetit, deri ditën e martë, kur do të zhvillohet funerali i zonjës King.

Ceremonia e zonjës Koreta King zhvillohet në kontrast të fortë me atë të bashkëshortit të saj në vitin 1968, kur guvernatori racist i asaj kohe i Xhorxhas, Lester Maddox, nuk pranoi t’i bëheshin atij nderime publike.

Zonja King e vazhdoi punën e të shoqit edhe pas vdekjes së tij, duke krijuar Qendrën e Martin Luter Kingut për Ndryshime Sociale jo me Dhunë në Atlanta. //ad//

XS
SM
MD
LG