Lidhje

66 të vdekur nga shtypjet gjatë një kaosi në një stadium në kryeqytetin Manila


Zyrtarët në Filipine thonë se të paktën 66 vetë humbën jetën nga shtypjet gjatë një kaosi që shpërtheu në një stadium në kryeqytetin Manila.

Autoritetet thonë se mijëra vetë po prisnin në radhë për të hyrë në stadium për të parë një shfaqje popullore me çmime si makina e para, kur shpërtheu paniku sot në mëngjes. 63 nga 66 viktimat e shtypjes ishin gra.

Trupat e viktimave u vendosën në radhë në rrugën pranë stadiumit. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi panikun.

Drejtori i Autoritetit të Manilës për Zhvillimin Metropolitan, Lito Vergel, i tha një radiostacioni se mendohet që dikush në turmë kishte thënë se aty ishte një bombë. Por, të tjerë thonë se shtypjet u shkaktuan nga vërshimi në përpjekjet për të blerë bileta.

Zyrtarët thonë se disa prej këtyre njerëzve kishin pritur aty për ditë të tëra për të blerë biletat. //bsa//

XS
SM
MD
LG