Lidhje

Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike vendos të raportojë Iranin


Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike vendosi ta raportojë Iranin në Këshillin e Sigurimit lidhur me dyshimet se ai përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

Irani iu përgjigj pa vonesë vendimit të sotëm të bordit të agjencisë, duke kërcënuar se nuk do t’i ndërpresë planet për pasurimin në shkallë të gjerë të uraniumit dhe për të penguar kontrollet e uzinave bërthamore nga ana e inspektorëve të OKB-së.

Diplomatët në Vjenë thanë se 27 anëtarë të agjencisë votuan në favor të mocionit për ta raportuar Iranin, 5 abstenuan ndërsa 3 votuan kundër. Votimi i planifikuar për të premten u shty pasi Shtetet e Bashkuara kundërshtuan një propozim egjiptian të minutës së fundit për ta shpallur krejt Lindjen e Mesme zonë pa armë bërthamore.

Propozimi dukej se kishte si objektiv arsenalin bërthamor që mendohet se zotëron Izraeli. Shtetet e Bashkuara thonë se Irani përpiqet fshehurazi të prodhojë armë bërthamore. Irani ngul këmbë se programi i tij bërthamor është thjesht për qëllime paqësore.//ii//

XS
SM
MD
LG