Lidhje

Nasa lëshon një satelit të pazakontë në formën e një veshjeje astronauti të pajisur me transmetues


Agjencia amerikane e hapësirës NASA lëshoi dje një satelit të pazakontë, një veshje astronautësh që përmbante një transmetues. Por vetëm pak orë pas lëshimit, sateliti pushoi së transmetuari.

Kostumi, i quajtur Suitsat - një prej satelitëve më të çuditshëm në historinë e eksplorimit të hapësirës - duhej të lëshonte një sinjal drejtuar radioamatorëve kudo në botë, ndërkohë që do t'i transmetonte NASË-s informacione për vend-ndodhjen, kohën dhe temperaturën.

NASA thotë se lëshimi i satelitit ishte ide e partnerëve të tyre rusë të hapësirës për të parë se si do të reagonte kostumi gjatë një qendrimi prej disa ditësh në orbitë. Sateliti pritet të tërhiqet gradualisht në atmosferën e tokës deri sa të digjet pas të ketë hyrë në të. //ad//

XS
SM
MD
LG