Lidhje

Helikopterë izraelitë qëllojnë me raketa një në Qytetin Gaza


Të dielen në mëngjes, helikopterë izraelitë qëlluan me raketa një ndërtesë të grupit ekstremist Brigadat Martire al-Aksa në Qytetin Gaza. Punonjës të ndihmës së shpejtë dhe dëshmitarë thonë se tre anëtarë të grupit mbetën të vrarë dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën.

Punonjësit e ndihmës së shpejtë thonë se disa nga të vrarët dhe të plagosurit ishin goditur veças nga zjarri i raketave pak momente pas goditjes së ndërtesës, ndërkohë që ata po largoheshin me makinë. Ushtria izraelite e përshkroi ndërtesën si pjesë të një kampi stërvitor për ekstremistë.

Ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës në Gaza që kur lëvizja Hamas fitoi në zgjedhjet parlamentare të janarit.

Sulmi izraelit u krye pasi një raket palestineze e hedhur nga ekstremistë shkatërroi të premtën një shtëpi në Izraelin jugor, duke plagosur një foshnje dhe dy të rritur. (xh)

XS
SM
MD
LG