Lidhje

Një prodhues i njohur palestinez bombash vritet në një sulm izraelit


Dëshmitarët thonë se një prodhues i njohur palestinez bombash për grupin ekstremist Xhihadi Islamik, u vra gjatë sulmit të djeshëm izraelit me raketa në Qytetin Gaza.

Një raketë tjetër goditi një makinë aty pranë, duke vrarë drejtuesin e një skuadre palestineze, e cila ka patur gisht në sulmin me raketa në Izraelin jugor.

Të premtën, Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me raketa që plagosi një fëmijë dhe dy të rritur në Izraelin jugor.

Ndërkohë, helikopterët izraelitë goditën me raketa dje në mëngjes një ndërtesë, e cila përdorej nga ekstremistë të grupit Brigadat Martire Al-Aksa. Mjekët thonë se 3 anëtarë të grupit gjetën vdekjen.

Në zhvillime të tjera, Izraeli ka pranuar të zhbllokojë 54 milionë dollarë të ardhura nga taksat palestineze, të bllokuara pas fitores së grupit Hamas në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar.

Izraeli thotë se të ardhurat mujore nga taksat do të bllokohen përsëri në qoftë se, siç pritet, palestinezët do të formojnë një qeveri të drejtuar nga Hamasi. (xh)

XS
SM
MD
LG