Lidhje

Pekini kritikon raportin e Pentagonin që e cilëson Kinën kërcënim për dominimin ushtarak amerikan


Pekini kritikoi një raport të Deprtamentit amerikan të Mbrojtjes që paralajmëron se Kina mund ta sfidojë dominimin ushtarak të Amerikës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Kong Quan, tha se në dokumentin e Pentagonit bëhen akuza të pabaza mbi fuqizimin ushtarak të Kinës dhe se ai “e çorjenton publikun”, duke kirjuar një imazh sipas të cilit, Kina përbën kërcënim ushtarak. Ai thotë se Kina i ka bërë një ankesë zyrtare Shteteve të Bashkuara lidhur me dokumentin.

Në raportin e Pentagonit të publikuar të premten thuhet se Kina mund të zhvillojë teknologji ushtarake, që një ditë mundet ta ballancojnë fuqinë ushtarake të Shteteteve të Bashkuara dhe të minojnë ekuilibrin rajonal. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia më parë e kanë akuzuar Kinën se ka minimizuar fuqinë e saj ushtarake në sytë e pulbikuit.

Zëdhënësi kinez ju kundërvu raportit amerikan, duke thënë se Pekini është një forcë për paqen dhe qëndrueshmërinë në botë.

XS
SM
MD
LG