Lidhje

Zgjidhet juria për gjyqin e Zakaria Musauit


Dje, në Aleksandria, në afërsi të Uashingtonit, filloi zgjedhja e jurisë në procesin e dënimit të terroristit Zakaria Musaui, i cili e ka pranuar se punonte për Al-Kaidën. Juria do të vendosë për masën e ndëshkimit, në se ai do të dënohet me vdekje, apo me burgim të përjetshëm, për rolin e tij në sulmet terroriste.

Nën masa të forta sigurie, Zakaria Musai, u dërgua në një gjykatë në shtetin e Virxhinias, ku do të zhvillohen seancat për masën e dënimit. Procedura pati një fillim të pazakontë ndërsa ai u çua dhe filloi të argumentojë me gjykatësin. Ja si e shpjegon gjendjen gazetarja e CNN Jean Meserve që ishte në sallë: “Ndërsa po shoqërohej jashtë sallës së gjyqit, ai e bëri të qartë se nuk do të rezistonte dhe tha se avokatët mbrojtës nuk përfaqësojnë atë pasi është Al-Kaida dhe avokatët janë amerikanë. Gjyqi, tha ai, është një cirk”, tha gazetarja.

Ndërkohë në gjykatë ishin thirrur 500 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen 12, që do të shërbejnë si anëtarë jurie dhe 6 të tjerë si rezervë. Në bazë të provave juria do të vendosë në se ai do të dënohet me burgim të përjetshëm ose ekzekutim me injeksion. Sa herë që në gjykatë hynin një grup kandidatësh të mundshëm Musaui fliste pa iu dhënë e drejta e fjalës dhe nxirrej nga salla.

Vitin e kaluar 37 vjeçari Musaui, që nga prokurorët akuzohet si rrëmbyesi i 20 i avionëve, pranoi fajin për 6 akauza mes të cilave edhe për akte terrorizmi dhe plane për të vrarë punonjës të qeverisë amerikane. Musaui është personi i veëtm ia kuzuar për përfshirje në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Profesori i Universitetit George Washington, Jonatrhan Turley thotë se prokurorët mund ta kenë të vështirë të vërtetojnë akuzat: “Problemi me gjyqin është se nuk duket se Musai është fajtor për disa prej akuzave. Mendimi i përgjithshëm është se ai nuk ishte rrëmbyesi i 20, në fakt zyrtarë të zbulimit kanë thënë se ata nuk besojnë se ai ishte rrëmbyesi i 20. Rasti është i tillë që ai po pranon krime për të cilat zyrtartë amerikanë dhe evropianë të zbulimit thonë se nuk i ka kryer ai.”

Musaui është shtetas francez me origjinë nga Maroku. Ai e ka pranuar se ka qënë operativ i Al-Kaidës që synonte të përplaste një aeroplan në Shtëpinë e Bardhë. Por Musaui këmbëngul se ai nuk ka qënë pjesë e grupit të 11 shtatorit por e një komploti më të gjerë. Në gusht të vitit 2001 ai u arrestua në Minesota për shkelje të ligjit të vizave, pasi shkaktoi dyshime në kohën që po ndiqte një kurs për pilot për të cilin kishte paguar 7 mijë dollarë në kesh për të mësuar të fluturointe një aeroplan Boing 747.

Seancat gjyqësore për formën e dënimit të tij do të fillojnë më 6 mars. //rd//

XS
SM
MD
LG