Lidhje

Një studim i ri mbi ndikimin e yndyrës tek shëndeti


Një studim i Institutit Kombëtar amerikan të Shëndetit arriti në përfundimin se ulja e përqindjes së yndyrës në dietën e përditshme të grave mbi moshën mesatare nuk ndikon tek pakësimi i rrezikut nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet e zemrës apo hemoragjia cerebrale.

Raporti "Nisma për Shëndetin e Gruas" thekson gjithashtu se pakësimi i yndyrës mund të ketë një ndikim të vogël tek pakësimi i rrezikut të kancerit të gjirit. Megjithatë, raporti thekson se dallimi nuk është aq i madh sa të jetë i ndjeshëm statistikisht dhe mund të jetë një ndryshim i rastësishëm.

Studimi mori në shqyrtim rreth 49 mijë gra nga mosha 50 deri në 79 vjeç, të cilat u mbikqyrën për më shumë se 8 vjet. Dieta që respektonin gratë në studim nuk bënte dallim ndërmjet yndyrnave të dëmshme si yndyrnat e saturuara, dhe atyre që konsiderohen si pozitive, si për shembull yndyra e peshkut, vaji i arrave dhe zarzavateve. Rezultatet e studimit do të botohen në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.//lk

XS
SM
MD
LG