Lidhje

Fatmir Sejdiu zgjidhet President i Kosoves


Në Prishtinë, parlamenti zgjodhi deputetin e moderuar Fatmir Sejdiu si president të ri të Kosovës. Zoti Sejdiu, Sekretar i Përgjithshëm i partisë më të madhe të Kosovës, Lidhja Demokratike, i ze vendin presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, i cili vdiq muajin e kaluar nga kanceri i mushkërive.

Shefi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Goldberg përshëndeti në emër të qeverisë amerikane zotin Sejdiu me rastin e zgjedhjes së tij si President i Kosovës. "Mbështetja e madhe që siguroi zoti Sejdiu, tregon se Kosova ka unitetin e nevojshëm për të vazhduar më tej punën që kishte filluar Presidenti Rugova si kreu i ekipit negociues",- thekson në mesazhin e tij të urimit Shefi i misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Goldberg.

Megjithëse posti i presidentit të Kosovës shihet kryesisht si ceremonial, ai po merr rëndësi tani në prag të bisedimeve për statusin përfundimtar të cilat janë planifikuar të fillojnë këtë muaj.//lk

XS
SM
MD
LG