Lidhje

Turqi: Mijëra vetë në protesta kundër karikaturave të Profetit Muhamet


Mijëra vetë u mblodhën sot në Turqi, në protestën më masive në këtë vend kundër karikaturave të profetit Muhamet. Të paktën 30 mijë persona protestuan në qytetin lindor të Dijarbakir, duke hedhur parulla kundër Danimarkës, ku u botuan për herë të parë karikaturat. Në Stamboll, protestuesit hodhën vezë ndaj konsullatës franceze dhe kërkuan hakmarrje për botimin e karikaturave.

Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs thotë se protestat në gjithë botën myslimane mund të dalin nga kontrolli nëse qeveritë nuk u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të ruajnë qetësinë. Ajo gjithashtu akuzoi përsëri Iranin dhe Sirinë se po i përdornin karikaturat për të inkurajuar dhunën kundër perëndimit, një akuzë që Irani e mohoi sot.

Danimarka ka tërhequr diplomatët nga Irani, Siria dhe Indonezia për shkak të dhunës dhe kërcënimeve. Por Ministri i Jashtëm indonezian tha se vendi i tij i kishte marrë masat për të mbrojtur danezët. Në Pakistan, Kombet e Bashkuara kanë kufizuar lëvizjen e personelit dhe paisjeve për shkak të protestave. //ad//

XS
SM
MD
LG