Lidhje

Irani fillon pasurimin e uraniumit në nivel të ulët


Diplomatët në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike thonë se Irani ka filluar pasurimin e uranit në nivel të ulët, proces ky për prodhimin e karburantit, por që mund të përdoret edhe në armët dhe reaktorët bërthamorë.

Zyrtarët e agjencisë, që bënë deklarata me kusht që të mos identifikohen, thanë se gazi i përftuar nga urani është përdorur në disa makineri. Irani kishte paralajmëruar se do të fillonte pasurimin e uranit në shkallë të gjerë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ia referoi çështjen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve për shkak të programit të tij bërthamor.

Për më tepër, Irani i shtyu bisedimet me Rusinë, të caktuara për këtë javë lidhur me një propozim për pasurimin e uranit në Rusi, para se ai të përdoret në uzinat bërthamore të Iranit. Rusia është përpjekur për zbatimin e këtij plani për të qetësuar opinonin ndërkombërar se Irani ka ndoshta si qëllim pasurimin e uranit për prodhimin e armëve. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllim vetëm prodhimin e energjisë elektrike. //rd//

XS
SM
MD
LG