Lidhje

Ilaçi i ri Suten kundër kancerit në stomak; Dieta me pak yndyrna nuk ul rrezikun e kancerit të gjirit.


Ilaçi i ri Suten kundër kancerit në stomak.

Këto ditë doli në qarkullim një ilaç i ri për trajtimin e dy lloje kanceresh. Ilaçi është prodhim i laboratorit farmaceutik të firmës Pfizer në La Jolla të Kalifornisë.

Ilaçi në formë kapsule quhet Sutent dhe konsiderohet si një zhvillim tepër i rëndësishëm në luftën kundër kancerit. Firma Pfizer sapo siguroi miratimin e Agjencisë së ushqimeve dhe ilaçeve për shpërndarjen e këtij ilaçi, që merret një herë në ditë nga pacientët me kancer në stomak dhe në veshka.

Doktor Çarls Baum i firmës Pfizer thotë se disa pacientë kanë 2 vjet që trajtohen me ilaçin e ri Sutent, dhe se pa këtë ilaç, ata sot ndoshta do të figuronin të vdekur.

Ilaçi Sutent bëri që tumori tek këta pacientë të zvogëlohej 50 përqind, duke kufizuar ose bllokuar furnizimin me gjak të qelizave kanceroze, dhe pa shkaktuar dëmtim të përherëshëm të organeve dhe të palcës së kurrizit siç ndodh shpesh në rastet e trajtimit me kimoterapi ose me reze.

Doktor Baum thotë se ilaçi që merret një herë në ditë godet drejtpërdrejt qelizat kanceroze pa prekur qelizat e shëndosha, siç ndodh në rastet e ilaçeve kimoterapike të cilat shkatojnë çrregullime në stomak, diarre dhe simptoma të tjera.

Megjithatë, ilaçi Sutent në formë kapsule ka raste që shkakton të vjella dhe pakëson numrin e qelizave të gjakut, probleme të cilat mund të kapërcehen.

Doktor Baum thotë se puna për zhvillimin e këtij ilaçi në laborator filloi 10 vjet më parë dhe para pak ditësh doli në farmaci.

Pra Sutent trajton dy lloje kanceresh, atë të stomakut dhe të veshkave, por shkencëtarët besojnë se ky është vetëm fillimi. Studime janë duke u kryer edhe për ilaçe të tilla të ngjashme edhe kundër kancerit të gjirit, kancerit të mushkërive dhe kancerit të zorrëve.

Doktor Baum thotë se ilaçe kapsulë për trajtimin e këtyre lloj kanceresh ka të ngjarë të jenë gati nga fundi i këtij viti ose fillimi i vitit të ardhshëm.

Dieta me pak yndyrna nuk ul rrezikun e kancerit të gjirit.

Vazhdimisht thuhet se ngrënja e ushqimeve me pak yndyna është mirë për shëndetin. Por një studim në shkallë të gjërë mes grave tregon se dieta me pak yndyrna nuk pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorës së trashë apo sëmundjet e zemrës.

Xhoane Menard është një prej 48 mijë grave që morri pjesë në studimin mbi dietën me nivel të ulët undynash dhe për të parë se si ndikon kjo lloj diete në parandalimin e sëmundjeve.

“Shpresoja që ushqime të tilla do të ndihmonin në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe ndoshta të ndonjë lloj kanceri”, thotë pjesmarrësja në studim.

Fatkeqësisht, studimi solli të tjera të dhëna, që u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë.

“Ne i shikojmë këto të dhëna si të pa mjaftueshme, prandaj tani për tani ne këshillojmë që të gjitha gratë pas periudhës së menopauzës të fillojnë një dietë me nivel të ulët yndyrnash me qëllim për pakësimin e rrezikut të prekjes nga kanceri i gjirit”, thotë Ross Prentice, një nga autorët e studimit.

Doktor Prentice thotë se e njëjta këshillë duhet ndjekur edhe për sëmundjet e tjera si kanceri i zorës së trashë dhe sëmundjet e zemrës. Ai dhe kolegët e tij pranë qëndrës Fred Hutchinson në Seatle për studime në fushën e kancerit dhe shkencëtarë nga shume institucione të tjera analizuan të dhënat shëndetësore të rreth 50 mijë grave për afro 8 vjet. 50 përqind e këtyre grave përdornin dietë frutash, perimesh dhe nënprodukte drithtrash, ushqime të njohura për nivel të ulët yndyrnash, ndërsa 25 mijë gra të tjera përdorinin dietë të zakonshme. Për shembull, disa gra që para studimit kishin përdorur dietë ushqimore me nivel të lartë yndyrnash dhe gjatë studimit përdorën ditetë me pak yndyrna, vunë re një pakësim 20 përqind të rrezikut të kancerit të gjirit. “Përsa i përket sëmundjeve të zemrës ky rrezik u pakësua dukshëm”, thotë doktor Prentice.

Megjithatë, ky studim nuk provoi që dieta ushqimore me pak yndyrna i mbron gratë nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrëve apo nga sëmundjet e zemrës. Por doktor Prentice thotë se u vunë re disa prirje që dieta me pak yndyrna është e mirë për shëndetin, prandaj ato gra që janë në këtë dietë duhet ta vazhdojnë atë.

XS
SM
MD
LG