Lidhje

Pakistan: Nga protestat e dhunshme të myslimanëve humbën jetën 3 vetë dhe u plagosën dhjetra të tjerë


Nga protestat e dhunshme të myslimanëve në Pakistan, sot humbën jetën 3 vetë dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Protesta më e madhe u zhvillua në Peshavar nga besimtarë myslimanë të indinjuar nga karikaturat e Profetit Mohamed.

Dhjetra mijëra vetë marshuan sot në Peshavar, duke u vënë zjarrin bizneseve të huaja dhe duke u përleshur me policinë.

Një djalë 8 vjeçar humbi jetën i qëlluar nga një plumb. Viktima tjetër në qytet ishte një i ri që e zuri korenti nga një linjë e rrëzuar.

Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf e dënoi dhunën e fundit dhe paralajmëroi se disa persona po e shfrytëzojnë situatën për të shkaktuar dhunë.

Në Lahore, ku dje pati përleshje të përgjakshme, një person humbi jetën i qëlluar me armë zjarri, gjatë trazirave që shpërthyen përsëri sot në qytet pranë një universiteti. Protesta të dhunshme pati edhe në qytetin Tank, ku policia u përlesh me protestues që u vunë zjarrin bizneseve lokale. Një polic u plagos gjatë protestave.

XS
SM
MD
LG