Lidhje

Tre nxënës shkolle ishin mes të paktën 13 vetëve që u vranë dje në Bagdad


Tre nxënës shkolle ishin mes të paktën 13 vetëve që u vranë dje në një seri sulmesh në kryeqytetin irakian.

Zyrtarë të policisë thanë se 3 fëmijët u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në qendër të Bagdadit. Të shtënat dhe shpërthimet e tri makinave bombë në Bagdad shkaktuan vdekjen e 10 personave të tjerë, përfshirë 6 policë.

Ndërkohë, ushtria amerikane njofton se gjatë kësaj jave, ushtarët amerikanë vranë 5 persona të dyshuar si terroristë në incidente të ndryshme në jug të Bagdadit.

Dhe Pentagoni konfirmoi vërtetësinë e një seri fotografish të ushtarëve amerikanë duke abuzuar të burgosur në burgun famëkeq Abu Graib të Irakut. Fotografitë u publikuan në televizionin australian.

Zyrtarë të mbrojtjes thonë se fotografitë, të cilat paraqesin pamje grafike abuzimi, ishin mes atyre rreth të cilave u kryen hetime pas skandalit të burgut dy vjet më parë. Fotografitë nxitën protesta kundër pranisë amerikane në Irak.

XS
SM
MD
LG