Lidhje

Qeveria e Irakut shpreh zemërim rreth botimit të fotografive të reja nga burgu Abu Graib


Qeveria e Irakut shprehu zemërim të thellë rreth botimit të fotografive të reja të ushtarëve amerikanë duke keqtrajtuar të burgosur irakianë para dy vjetësh në burgun Abu Ghraib.

Kryeministri Ibrahim al-Xhafari i dënoi keqtrajtimet që shihen në fotot e reja që u transmetuan këtë javë nga një rrjet televiziv australian. Ndërsa ministri irakian për të drejtat e njeriut Zuhair al-Çalabi i tha agjencisë Rojters, se forcat amerikane duhet t’ia dorëzojnë të ndaluarit qeverisë irakiane. Irakianët reaguan me zemërim ndaj fotove ku shihen të ndaluar lakuriq, të varur me kokë poshtë nga krevatet dhe me shenja të kuqe në trup. Botimi i fotografive në vitin 2004 shkaktoi protesta në shkallë të gjerë.

Departamenti amerikan i mbrojtjes shprehu shqetësim se fotografitë e publikuara së fundi mund të shkaktojnë akte të tjera dhune. Sipas departamentit të mbrojtjes, incidentet në Abu Graib janë hetuar dhe më shumë se 25 anëtarë të shërbimit janë disiplinuar për to. //rd//

XS
SM
MD
LG