Lidhje

Kroacia njofton për një rast të mundshëm të infeksionit të lopës së çmendur.


Kroacia ka bërë të ditur për një rast të mundshëm infeksioni me sëmundjen e lopës së çmendur. Analizat e bëra në vend dolën pozitive, por Ministri i Bujqësisë, Petar Çobankoviç tha se mostrat nga një lopë e therur që dyshohet të ketë qënë e prekur nga sëmundja, u dërguan në Britnainë e Madhe për analiza të mëtejshme.

Ai tha se rezultat e tyre priten të martën ose të mërkurën. Në qoftë se konfirmohet, ky rast do të ishte i pari në Kroaci. Zoti Çobankoviç tha se nuk ka arsye për t’u shqetësuar lidhur me furnizimet ushqimore në Kroaci. Sëmundja e lopës së çmendur përhapet ndër gjedhët nëpërmjet ushqimit të infektuar. Edhe njerëzit që mund të hanë mish gjedhi të infektuar mund të preken nga një variant i sëmundjes që çon në paralizë dhe deri në vdekje.//lk

XS
SM
MD
LG