Lidhje

Rrëshqitja e dheut në Filipine fundos një fshat të tërë


Zyrtarë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar thonë se rreth 200 vetë kanë vdekur dhe 1 mijë e 500 të tjerë janë zhdukur pas një rrëshqitjeje masive të dheut në pjesën lindore të vendit.

Zyrtarët thonë se të paktën një fshat u mbulua sot i gjithi nga dheu pranë qytetit Shën Bernard në jug të ishullit Leyte. Deri tani atje janë gjetur të paktën 36 vetë dhe vetëm 15 trupa pa jetë. Fedratat ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe thonë se po japin 152 milion dollarë ndihma emergjence.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Trent Duffy u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë nisur dy anije në rajon për të ndihmuar. Presidentja e Filipineve Gloria Arrojo ka mobilizuar forcat e ushtrisë për operacionet e kërkimit dhe të shpëtimit. Zyrtarët thonë se rrëshqitja e dheut u shkaktua ndoshta nga shirat e rrëmbyer gjatë dy javëve të fundit.//lk

XS
SM
MD
LG