Lidhje

Anëtarët e Hamasit bëjnë betimin në parlamentin e ri ku kanë shumicën


74 anëtarë të organizatës ekstremiste palestineze Hamas bënë betimin sot si anëtarë të rinj të Këshillit Legjislativ Palestinez.

Ceremonia historike e betimit pason muaj të tërë beteje politike që arritën kulmin muajin e kaluar me një fitore dërrmuese të Hamasit në zgjedhje.

Ceremonia e sotme shënon gjithashtu fillimin e një përpjekjeje nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të mos dhënë fonde dhe ndihma të tjera për një qeveri palestineze të drejtuar nga Hamasi.

Të dyja vendet e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste dhe thonë se nuk do ta mbështesin qeverinë palestineze nëse Hamasi nuk heq dorë nga dhuna dhe nuk njeh të drejtën e Izraelit për ekzistencë.

XS
SM
MD
LG