Lidhje

Mahmut Abaz: Autoriteti Palestinez përballet me krizë financiare


Udhëheqësi palestinez Mahmut Abbas thotë se Autoriteti Palestinez ndodhet përballë një krize financiare për shkak të sanksioneve që Izraeli po vendos ndaj qeverisë së re palestineze të udhëhequr nga Hamasi.

Zoti Abbas i bëri komentet pas deklaratës së kryeministrit të përkohshëm izraelit Ehud Olmert, i cili tha se Autoriteti Palestinez po shndërrohet në një institucion terrorist. Zoti Olmert tha se Izraeli nuk do të mbajë kontakt me qeverinë palestineze dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të izolojë qeverinë e drejtuar nga Hamasi.

Kabineti izraelit vendosi gjithashtu të ndërpresë pagesat prej 50 milion dollarësh në muaj për doganat palestineze. Por kabineti hodhi poshtë disa propozime më të ashpra, përfshirë atë për të ndaluar lëvizjet e palestinezëve përmes territorit izraelit.

Kryeministri i emëruar i Hamasit, Ismail Haniyeh, tha se sanksionet izraelite synojnë të thyejnë vullnetin e popullit palestinez pas fitores së grupoit të tij në zgjedhjet e janarit. Hamasi nuk pranon të njohë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe në të kaluarën ka marrë përgjegjësinë për dhjetra shpërthime vetvrasëse kundër objektivave izraelite. //ad//

XS
SM
MD
LG