Lidhje

Takim ndërmjet udhëheqësit të Hamasit, Hanijeh, dhe Presidentit Abaz mbi formimin e qeverisë së re palestineze


Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanijeh, ka në plan të takohet të hënën me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmut Abaz, për bisedime mbi formimin e qeverisë.

Bisedimet zhvillohen një ditë pasi Izraeli e cilësoi parlamentin e ri palestinez të mbizotëruar nga Hamsi si autoritet terrorist. Kabineti izraelit i dha fund edhe trasnferimit mujor të miliona dollarëve në formën e të ardhurave nga doganat për palestinezët.

Hamasi nuk pranon të njohë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe është zotuar të shkatërrojë shtetin hebraik.

Vendimi i Izraelit për të ndaluar trasferimin e fondeve u kritikua nga Presidenti Abaz, i cili tha se kjo masë izraelite e ka lënë qeverinë palestineze në krizë financiare.

Mirëpo, Kryeministri i Përkohshëm, Ismail Hanijeh, e minimizoi rëndësinë e vendimit izraelit, duke thënë se kabineti i tij do të kërkojë ndihmë nga shtete të tjera arabe për të zëvendësuar fondet e humbura. //az//

XS
SM
MD
LG