Lidhje

Shkenca gjenetike në ndihmë të historisë


Jo rrallë pyesim veten se cila është prejardhja jonë? Ne mund të njohim prindërit, prindërit e prindërve e pak me tej, por për shumë vetë pas kësaj çdo përgjigje bëhet spekulluese. Shkencëtaret thonë se çdo qelizë e trupit tonë përmban një mesazh nga të parët tanë. Ky mesazh ndodhet në ADN, material gjenetik që trashëgohet nga brezi në brez. Brenda ADN-së ështe shkruar jo vetëm historia individuale, por historia e mbarë njerëzimit.

Përparimet e fundit në teknologjinë gjenetike po sjellin një ndryshim rrënjësor edhe në mënyrën e të menduarit veçanërisht mes arkeologëve, të cilët besojnë se e kaluara mund të kuptohet vetëm duke studiuar të kaluarën, megjithëse rezutlatet e studimeve gjenetike tregojnë se edhe njeriu i sotëm është dëshmitar i besueshëm i ngjarjeve të së kaluarës, ashtu siç janë heshtat, sopatat e objektet zbukuruese vetjake të zbuluara në varret e njerëzve të lashtë.

ADN-ja e njeriu nuk vjetërohet siç ndodh me faqet e letrës se librit të historisë; ajo nuk ndryshket, siç ndodh me armët e zbuluar nga arkeologet në varret e lashta; ajo nuk gryhet nga era e shiu, e nuk shndrohet në rrënoja nga zjarri e termetet. ADN-ja është udhëtar nga lashtësia që jeton mes nesh, brenda nesh, në trupin tonë.

Në vjeshtën e vitit 1991, shtypi njoftoi me bujë se rastësisht në alpet e Italisë ishte zbuluar skeleti i një njeriu që kishte jetuar 5350 vjet më parë. Njoftimi menjëherë terhoqi interesimin jo vetëm të arkeologeve e antropologëve, por edhe të shkencëtarëve gjenetikë, pasi trupi i cili kishte qëndruar i ngrirë ne akull, larg ujit e oksigjenit, që konsiderohen si forca shkatërruese të ADN-së, mund të përmbante mostra gjenetike. Pas punës ne laboratore të ndryshme të botës, më 1994, grupi i shkencëtareve të kryesuar nga Bryan Sykes i universitetit të Oksfordit, botoi në revistën Science rezultatet e kërkimeve. Befasues ishte jo vetëm fakti, që tashmë shkencetaret kishin në dorë ADN-në e nje njeriu mbi 5 mijë vjecar, por kjo ADN përputhej me atë të një gruaje 30 veçare me banim ne Irlandë. Në këtë rast,shkencëtaret krahasuan mitochondrian e njeriut 5 mije vjeçar me mitochondrian e mostrave qelizore te marre nga pacientët ne një spital. Mitochondria përbëhet nga struktura që ekzistojnë ne çdo qelizë. Ato zenë vend jo në berthamën qelizore ku ndodhen kromozonet, por jashte saj, në citoplasëm. Shkencëtarët e quajne mitochondrian një mini-kromozon, pasi e vecantja e saj është se çdo njeri e merr atë vetëm nëpërmjet nënës, ndryshe nga kromozonet e ADN-së që njeriu i merr nga të dy prindërit, dhe ndryshe nga kromozoni Y, i cili gjendet vetëm tek meshkujt dhe transmetohet nga i ati tek i biri, nga brezi në brez pa pësuar asnjë ndryshim.

Kohët e fundit, dy shkencëtarë amerikanë, gjenetistët Spencer Uells dhe Pierre Zallua, të financuar nga revista Natonal Geographic ndërmorrën një projekt të pa shembullt në gjurmë të kromzonit Y. Në këtë kuadër, ata kanë marrë në shqyrtim një shembull klasik; atë të fenikasve, popull i lashtë që krijoi koloni në mbarë brigjet e mesdheut, por sot askush nuk e di me siguri se cilët janë pasardhësit e tyre, popull që thuhet se zhvilloi alfabetin modern, por nga shkrimet e tyre asgjë nuk ka mbetur.

Shkencëtari Uells thotë se nuk ka asnjë dyshim në fuqinë e teknikave të reja gjenetike për te kuptuar popujt e lashtë. "ADN-ja është si një libër", i shpjegon ai një pjesmarrësi ne studim, që behet gati të japi mostrën e gjaku. "Gjatë shekujve, shumë njerëz të ndryshëm kanë ardhur e janë vendosur në qytetin tuaj dhe gjaku juaj përmban gjurmë të ADN-së së tyre. Analiza që po bëjmë do të na tregojë diçka rreth marrëdhënieve tuaja që shkojnë pas me mijëra vjet". Të njëjtin besim shpreh edhe kolegu i tij, doktor Peirre Zallua, profesor pranë universitetit amerikan të Bejrutit në Liban. Të dy këta shkencëtare nën të 40-at, duke krahasuar ADN-në e njerëzve të sotëm me ADN-në e eshtrave të zbuluara në varret e lashta, shpresojnë të gjejnë të dhëna të reja për t'iu pergjigjur një pyetjeje të vjetër: Kush ishin fenikasit?

Historianët i quajnë ata Kananite kur flasin rreth kulturës së tyre që hodhi bazat 5 mijë vjet para erës sonë në brigjet e Libanit të sotëm. Në vitin 1200 para erës sonë, ata dolën si një fuqi e madhe politike e kulturore dhe greket e lashte filluan t'i quanin "fenikas" "njerez të kuq", për shkak te ngjyrës se një cope të kushtueshme që ata eksportonin. Fenikasit njiheshin si detarë të zotë, tregëtarë e eksplorues dhe ne vitin 900 para eres sone, ata permenden si force mbizoteruese me koloni te shumta ne mbare rajonin e mesdheut.Gjurme të thella ata lanë edhe në trojet illire.

Sipas një legjende të lashte te regjistruar nga Apollodori, Ilyrios, themelues i Ilirëve, ishte i biri i Kadmusit dhe Harmonias. Legjenda thotë se i ati i Kadmusit, Agenori, mbret i Fenikasve, i dha urdhër Kadmusit për të gjetur motrën , Europa, e cila ishte rrëmbyer nga Zeusi. Kadmusi, i shoqëruar nga një grup i zgjedhur luftëtarësh fenikas, u nis në këtë kerkim të gjatë, por pa sukses. Duke mos guxuar të kthehej pa motrën në mbretërine e atit të tij, Kadmus shkoi në Boeti të Greqise, ku themeloi qytetin e Tebës. Atje ai u martua me Harmonian, bijën e Ares, perëndi e Luftës dhe e perëndeshës Afërditë. Më pas, orakulli I Tebës i tha Kadmusit që të shkonte mes Enkeleasve që ndodheshin në luftë me fise të tjera dhe t'i ndihmonte ata. Pas fitores, enkeleasit e shpallen Kadmusin mbret të tyre. Gjatë kësaj kohe, Kadmusit i lindi një djalë që ia vuri emrin Ilyrios. Në kete mënyrë Ilirët morrën emrin e tyre, thotë legjenda.

Në legjendën e Kadmusit, Ilyrios lidhet ngushtë me gjarpërin; ishte gjarpëri që u mbështoll pas trupit të Illyrios menjëhere sapo lindi, duke kaluar tek ai të gjitha fuqitë e tij magjike. Filologjia bashkëkohore përpiqet të provojë se fjala "Illyrian" ështe e lidhur etimologjikisht me gjarpërin. Studiuesi gjerman O.Gruppe ishte i pari që e krahasoi fjalën "Illyrios" me fjalën " erë, dredhon si erë" dhe si rrenjë të kësaj fjale ai mori indo-evropianishten "el" nga e cila rrjedh fjala "ngjalë". Filologu slloven Karel Oshtir, arriti në përfundimin se fjala hitishte "Ilurjanka" për nje gjarpër të madh mitiologjik, kishte të njëjtën prejardhje dhe ngjashmëria me fjalën "Illyrian" dukej qarte. Për prejardhjen e kësaj fjale ekzistojnë edhe shpjegime te tjera. Sipas studiuesve Julius Prokorny e Paul Kretschmer, ilirët ishin popull që fillimisht banonin pranë lumit Iller, degë e Danubit pranë qytetit Ulm në Gjermaninë jugore dhe prej andej ata morren edhe emrin. Një tjetër teori, paksa naive, e cila citohet shpesh, është ajo sipas të cilës, "Illyrian", mund të shpjegohet me shqipen "i lire". Studiuesi kroat Stipcevic thote se veças nga kjo, ekziston edhe ideja se fjala "Ilir" nuk është me prejardhje indo-evropiane, por pellazgjike.

Ashtu si shumë legjenda të tjera, duket se edhe legjenda e Kadmusit pasqyron ngjarje të cilat me të vërtetë kanë ndodhur. Arkeologët dhe historianët, bazuar në zbulime arkeologjike e të dhëna historike e gjuhësore, kane arritur prej kohësh në përfundimin se deri nga fundi i periudhes se bronxit midis rajoneve të Ilirise jugore dhe atyre të Egjeut e të Lindjes së Aferme ka patur marrëdhenie të ngushta kulturore. Si provë e pranisë fenikase mes enkeleasve, studiuesit përmendin një numer sopatash prej bronxi të tipit te ashtuquajtur albano-dalmate, të cilat ngjajnë me sopatat e zbuluara në rajone të Lindjes së Aferme. Gjithashtu disa studiues këmbëngulin se emri i qytezes apo fshatit Finiq në Shqipërinë jugore, është gjithashtu një kujtesë e pranisë se dikurëshme fenikase në Ilirine e jugut.

Deri tani, shkencëtaret Uells e Zallua kanë arritur të zbulojnë se përbërja gjenetike e libanezëve, veçanërisht atyre përgjatë bregdetit, është fenikase. Gjithashtu është arritur në perfundimin se përqindje të ndryshme të banoreve të ishujve të Maltës dhe Sardenjës, Kartagjenës së lashtë, Tunizisë, Gjibraltarit, Spanjës dhe të ishujve të Egjeut janë me prejardhje fenikase.

Projekti Fenikas, që filloi më 2003 e pritet të perfundoje rreth viti 2009, po tërheq tani edhe vemendjen e shkencëtarëve të vendeve ku fenikasit kanë lënë gjurmet e tyre. Për shembull, shkencëtare të laboratorit të biologjisë molekulare pranë "Universidad Complutens'' të Madridid ne Spanjë dhe të Institutit të Transfuzionit të Gjakut, në Shkup të Maqedonise, kryen kërkimet e para gjenetike me pjesmarrjen e një grupi të gjërë banorësh nga rajone të ndryshme të mesdheut. Megjithëse studimi i tyre u perqendrua në dallimet apo afrimet midis banorëve të Maqedonisë dhe atyre të rajoneve në shqyrtim, rezultatet treguan se një pjesë e tyre kishin përbërje të ngjashme gjenetike me fenikasit.

Shkenca gjenetike është relativisht e re. Shkencëtaret thonë se rezultatet e studimeve të tilla nuk duhen trajtuar me naivitet e të merren si baza biologjike për klasifikime racore. Në librin e tij "7 bijat e Evës", Bryan Sykes e krahason gjenetiken e deritanishme me majën e një aisbergu nga i cili vjen mesazhi i qartë se gjenet jane trashëgimi nga njerëzit që kanë jetuar para nesh, se ato thjesht nuk u krijuan me lindjen tonë, por janë mbajtur para nesh nga miliona individë gjatë mijëra brezave.

XS
SM
MD
LG